Rreth nesh
Projektim nga arkitekt i licencuar
Kush jemi
LEGO Furniture & Interior
Merremi me projektimin dhe realizimin e hapësirave moderne, duke ofruar zgjidhje të plota në fushën e mobilimit, interierit dhe arkitekturës profesionale.
Krijojmë hapësira funksionale dhe estetike për shtëpi, lokale afariste dhe ambiente të ndryshme, duke kombinuar dizajnin modern me cilësinë në punim. Punojmë kuzhina, dhoma gjumi, elemente interieri dhe mobilje sipas porosisë – gjithmonë të përshtatura me kërkesat e klientit.
Përvoja, përkushtimi dhe korrektësia në realizim na bëjnë partner të besueshëm për çdo projekt, nga ideja deri në përfundim. Punojmë në Kosovë dhe në gjithë Evropën.
Shërbimet tona
Kuzhina moderne dhe klasike
Çdo kuzhinë projektohet në mënyrë individuale sipas hapësirës, stilit dhe dëshirës së klientit, me materiale, ngjyra dhe mekanizma të zgjedhur.
Dhoma gjumi
Mobilim i kompletuar për dhoma gjumi – rehati, funksionalitet dhe pamje elegante me materiale cilësore.
Interier për shtëpi dhe lokale
Interier i kompletuar për shtëpi, lokale dhe zyra – nga ideja dhe projektimi deri te realizimi përfundimtar.
Arkitekturë & projektim
Projektim i detajuar nga arkitekt i licencuar për shtëpi, banesa, lokale dhe zyra – planifikim i saktë dhe organizim funksional.
Pse të na zgjidhni
Arkitekt i licencuar
Zgjidhje profesionale, të sigurta dhe në përputhje me standardet.
Vizualizim 3D
E shihni projektin tuaj të përfunduar para se të fillojë prodhimi.
Cilësi në punim
Materiale cilësore që garantojnë qëndrueshmëri dhe pamje moderne.
Kosovë & Evropë
Realizojmë projekte në Kosovë dhe në të gjithë Evropën.